Në kuadër të javës së mësuesit në Çifte Hamam u mbajt ekspozita “Piktorët e Rinj”, si aktivitet i rradhës për shënimin e Ditës së Mësuesit “7 Marsi”.
Në këtë ekspozitë morrën pjesë të gjitha shkollat fillore të Komunës së Çairit.
Në kuadër të këtij aktiviteti fjalë përshëndetëse kishte Kryetari i Komunës së Çairit z.Visar Ganiu.
Shkolla jonë morri pjesë me nxënësit piktor: Amra Sinani, Djella Ramadani dhe Alejna Islami të udhëhequr nga arsimtarja e lëndës së artit figurativ Alma Saraçini.