Për ne
SHFK “Vasill Gllavinov”-Shkup gjendet në lagjen Fusha e Topanës dhe në të edukohen dhe arsimohen nxënës me përmbajtje heterogjene
Shkolla fillore “Vasill Gllavinov”-Shkup është ndërtuar në disa etapa. Në vitin 1955 është ndërtuar pavijoni me 9 mësonjëtore, 1956 është ndërtuar kati me 8 mësonjëtore, pjesa e podrumit është adaptuar për kuzhinë dhe hapësira për nxehjen qendrore. Në vitin 1968 është ndërtuar salla e fiskullturës, Kurse në vitin 1969 janë ndërtuar dy aneks ndërtesa edhe atë njëra për kabinete, kurse tjetra për administratë. Në vitin 2009 janë rinovuar dy hapësira të parapara për nxënës me qëndrim ditor.
Procesi arsimor-edukativ në shkollë është organizuar në 24 paralele të mësimit klasor, nga të cilat 18 realizohen në gjuhën maqedonishte, kurse 5 paralele realizohen në gjuhën shqipe dhe 18 paralele në mësim lëndor, nga të cilat 14 me mësim në gjuhën maqedonishte, kurse 4 paralele në gjuhën shqipe. Sipas përbërjes nacionale të nxënësve lirisht mund të themi se jemi shkollë multietnike.
Në shkollën tonë veprimtarinë edukative-arsimore e organizojnë 62 arsimtarë, 1 drejtor, 1 ndihmës drejtori, 1 pedagog, 1 psikolog dhe 1 bibliotekist
Për t’u çliruar nga kornizat e mësimit tradicional dhe për t’u rritur interesi dhe efikasiteti në punë, krijim të një mesi natyror, i cili do të thotë zhvillim, përparim, mes në të cilin do të dominojë toleranca, mirëkuptimi dhe qasja konstruktive permanente të problemeve realizohen aktivitete për mësim të pavarur, aktivitete hulumtuese të nxënësve, aprovim të teknikave të reja mësimore në realizimin e përmbajtjeve mësimore
Aktivitetet lidhur me zgjerimin e njohurive kanë realizimin e vet nëpërmjet garave të tipit ndërklasor, komunalë, regjionalë, shtetërorë etj