Reth nesh

SHFK “Vasill Gllavinov”-Shkup gjendet në lagjen Fusha e Topanës dhe në të edukohen dhe arsimohen nxënës me përmbajtje heterogjene

Shkolla fillore “Vasill Gllavinov”-Shkup është ndërtuar në disa etapa. Në vitin 1955 është ndërtuar pavijoni me 9 mësonjëtore, 1956 është ndërtuar kati me 8 mësonjëtore, pjesa e podrumit është adaptuar për kuzhinë dhe hapësira për nxehjen qendrore. Në vitin 1968 është ndërtuar salla e fiskullturës, Kurse në vitin 1969 janë ndërtuar dy aneks ndërtesa edhe atë njëra për kabinete, kurse tjetra për administratë. Në vitin 2009 janë rinovuar dy hapësira të parapara për nxënës me qëndrim ditor.

Procesi arsimor-edukativ në shkollë është organizuar në 24 paralele të mësimit klasor, nga të cilat 18 realizohen në gjuhën maqedonishte, kurse 5 paralele realizohen në gjuhën shqipe dhe 18 paralele në mësim lëndor, nga të cilat 14 me mësim në gjuhën maqedonishte, kurse 4 paralele në gjuhën shqipe. Sipas përbërjes nacionale të nxënësve lirisht mund të themi se jemi shkollë multietnike.

Në shkollën tonë veprimtarinë edukative-arsimore e organizojnë 62 arsimtarë, 1 drejtor, 1 ndihmës drejtori, 1 pedagog, 1 psikolog dhe 1 bibliotekist

Për t’u çliruar nga kornizat e mësimit tradicional dhe për t’u rritur interesi dhe efikasiteti në punë, krijim të një mesi natyror, i cili do të thotë zhvillim, përparim, mes në të cilin do të dominojë toleranca, mirëkuptimi dhe qasja konstruktive permanente të problemeve realizohen aktivitete për mësim të pavarur, aktivitete hulumtuese të nxënësve, aprovim të teknikave të reja mësimore në realizimin e përmbajtjeve mësimore

Aktivitetet lidhur me zgjerimin e njohurive kanë realizimin e vet nëpërmjet garave të tipit ndërklasor, komunalë, regjionalë, shtetërorë etj

Mësimi

Mësimi në shkollë organizohet dhe realizohet sipas Ligjit për arsim fillor, Planet dhe programet sipas lëndëve, Planit vjetor për punën e shkollës, planit zhvillimor dhe kalendarit të punës. Sipas të gjithë këtyre dokumenteve nuk ka shmangje nga realizimi i proçesit edukativ mesimor.

Mësimi në tërë shkollën realizohet në:

  • 24 paralele – mësim klasor – 18 në gjuhën maqedone dhe 6 në gjuhën shqipe,
  • 18 paralele mësim lëndor – 14 në gjihën maqedone dhe 4 në gjihën shqipe.

Mësimi që realizohet në shkollën fillore është i verifikuar me Planin dhe programin mësimor si janë:

  • 2 Lëndët e detyrueshme për nxënës prej kl. I-IX,
  • Lëndët zgjedhore për nxënës prej kl. III-IX,
  • Mësimi shtues dhe plotësuës prej kl. II-IX.

Statistikat rreth shkollës

E ndërtuar në vitin
0
Paralele të mësimit klasor
550
Gjithsej nxënës
0
icon_home_3

Linjat e ndihmës
dhe numrat e urgjencës

Shkolla fillore “Vasill Gllavinov”-Shkup është ndërtuar në disa etapa. Në vitin 1955 është ndërtuar pavijoni me 9 mësonjëtore, 1956 është ndërtuar kati me 8 mësonjëtore, pjesa e podrumit është adaptuar për kuzhinë dhe hapësira për nxehjen qendrore. Në vitin 1968 është ndërtuar salla e fiskullturës.

Na kontaktoni

E Hënë – E Premte: 06:00–18:00
E shtunë – E dielë: Mbyllur

SHKOLLA FILLORE KOMUNALE VASIL GLLAVINOV - SHKUP © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Crafted with ❤ by HOSTBAL.COM